Xhensila lajmërohet nga ky vend

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj i dha fund beqarisë një muaj më parë duke u kurorëzuar me aktorin Bes Kallaku.

ShowBiz

16/10/2017 15:59

Xhensila dhe Besi kishin organizuar dasmë madhështore duke ftuar të gjithë familjarët, miqtë dhe kolegët e tyre, shkruan lajmi.net.

Pas martesës, çifti udhëtuan në muaj të mjaltit ku kaluan momente të paharruara në Maldive dhe nga atje sollën vazhdimisht imazhe të reja.

Në rrjete sociale, Xhensila ka publikuar një video në të cilën shihet në Kotorr të Malit të Zi, ku po shijonte kohën me diell dhe nga aq sa shihet në video ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Besi.

Sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit nga Xhensila është ‘Si të jem mirë’, të cilën e solli në duet me Irkenc Hykën. /Lajmi.net/