Xhensila dhe Mozzik nga zero përsëri kapin 2 milionë! (VIDEO)

Projekti "Ama dorën" doli të jetë goxha problematik për dyshen Xhensila dhe Mozzik.

ShowBiz

18/11/2015 11:45

Ishte një nga bashkëpunimet më të pritura të vjeshtës. Fansat e të dyja palëve mezi e pritën fundin e shtatorit kur edhe u lansua projekti “Ama dorën” nga Xhensila dhe Mozzik.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku ku për dy javë arriti 2 milionë klikime në Youtube.
Por jo cdo gjë po shkonte siç duhej. Videoja u fshi prej Youtube!

Të dy artistët reaguan duke thënë se projekti u fshi për shkak të reklamës së Digitalb në fillim të klipit, i cili ishte edhe sponsor i klipit. Mirëpo disa media dhe një pjesë e publikut i akuzuan ata për blerje të klikimeve, që sipas tyre për këtë arsyje u fshi klipi nga Youtube, shkruan lajmi.net.

Kënga dhe klipi u zhdukën nga Youtube për disa ditë, shkruan lajmi.net, derisa Xhensila ndryshoi menaxhmentin ne kanalin ne Youtube dhe klipi u rikthye nga zeroja dhe pa reklamën e Digitalb me datën 14 tetor.

Sot ajo ka arritur të mledhë edhe më shumë klikime se herën e parë, (mbi 2,2 milionë).
Ky fakt doshta na tregon se klikimet nuk ishin të blera herën e parë dhe se i gjithë problemi në Youtube u shkaktua nga njerëz të cilëve nuk u pëlqen suksesi i dyshes.

Nëse nuk do të fshihej klipi herën e parë, kënga sot do të numëronte mbi  4.2 milion klikime. Në anën tjetër të dy artistët po punojnë për projektet e tyre të reja solo, e pas këngës solo, Xhensila sjell bashkëpunim me Kidën./lajmi.net

YouTube player