Xhensila dhe Besi vitin e nisën me puthje romantike në skenë

Çifti më simpatik i estradës, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ishin shumë të komentuar këtë vit.

ShowBiz

01/01/2018 23:30

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, dasma e të cilëve bëri bujë në mediet shqiptare, shkruan lajmi.net.

Një gjë shumë e komentuar ishte edhe kënga “Çelësi i zemrës” të cilën Xhensila ia bëri dhuratë në dasmë.

Këto ditë është publikuar në kanalin YouTube kënga “Çelësi i zemrës”, e cila ka marrë shumë komente pozitive si nga publiku ashtu edhe nga bota e artistëve.

Ndërrimin e moteve, çifti e pritën duke performuar në skenë, e në momentin kur po këndonte këngën e dashurisë, Xhensila pranoi puthje romantike nga Besi, veprim ky që elektrizoi publikun. /Lajmi.net/