Xhensila dhe Besi sapo kanë filluar pushimet

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku muaj më parë u bekuan me një vajzë.

ShowBiz

09/09/2018 14:21

Çifti u bënë prindër për herë të parë, ndërsa po kujdesen në maksimum për vogëlushen e tyre, shkruan lajmi.net.

Si shumë prej artistëve tanë, edhe Besi me Xhensilën kanë zgjedhur që pushimet t’i fillojnë në muajin shtator.

Ata kanë publikuar pamje nga vendi bregdetar ku po pushojnë, por nuk kanë preferuar të zbulojnë destinacionin.

Për ndryshe, sa i përket profesioneve, Xhensila dhe Besi kanë përmbyllur sezonin e suksesshëm me këngë të reja (madje, Besi së fundi ka qenë më aktiv në muzikë sesa në aktrim). /Lajmi.net/