Xhensila dhe Besi besohet se të shtunën do të konfirmojnë se po presin fëmijë

E shtuna që lamë pas riktheu Arbana Osmanin në ekran me sezonin e dytë të ‘Dua të të bëj të lumtur’.

ShowBiz

21/02/2018 08:14

Programi triumfoi në audiencë qysh në debutim përkundër konkurrencës së fortë të Ermal Mamaqit me intervistën e tij me Elvanën.

Por, duket se rrjetet sociale dhe interneti këtë të shtunë do t’i ketë në plan të parë yjet e muzikës shqiptare, kur krahas historive tjera emocionuese, të ftuar do jenë Xhensila dhe Besi.

Humoristi befasohet me praninë e Ijës në studio mirëpo kjo s’është e tëra, shkruan Prive.

Në një sekuencë të shkurtër Xhensila dhe Besi shihen me rroba te bebeve duke ngjallur dyshimet se në fakt, në këtë formë do ta konfirmojnë shtatzëninë e këngëtares, e cila është raportuar e demantuar me të madhe së fundmi.

Disa herë ka pasur spekulime për një shtatzëni të mundshme, pohime këto që u hodhën poshtë nga vet çifti.

Xhensila dhe Besi u martuan vitin e kaluar në një ceremoni luksoze martesore.