Xhensila dhe Ardiani kapin tre milionshin

Më datë 1 Qershor, Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj e publikuan projektin e tyre të përbashkët muzikor.

ShowBiz

05/06/2018 12:37

E pas katër ditësh suksesi i saj u vu re menjëherë kur në kanalin zyrtar në Youtube arriti të klikohet plotë 3 milion herë, shkruan lajmi.net

Ishte Xhensila ajo e cila i ka falënderuar fansat nëpërmjet një Instastory pranë të cilit ka shkëputur pjesë nga kënga e re.

Ideja e bashkëpunimit dyshes u është shpërblyer, andaj sigurisht se nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet e tjera nga ta.

‘Çelësi i zemrës’ ishte kënga solo e Xhensilës të cilën e solli para pesë muajsh dhe ajo e Ardianit ‘Arigato’, e publikuar para një muaji./Lajmi.net/

YouTube player