Xhemi Shehu, prezantuesja e re Portokallisë

Sezoni i ri i emisionit humoristik në Top-Channel, “Portokalli”, do të vije me risi. Nikoqire e këtij emisioni, tani e tutje do të jetë Xhemi Shehu.

ShowBiz

07/02/2015 12:09

Edhe pse ka vetëm një muaj që ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë Gabriel, do t’u rikthehet shumë shpejt angazhimeve profesionale.

Ajo, sipas ikub, do të prezantojë spektaklin së bashku me Enieda Tarifën dhe Salsano Rrapin.

Nuk është hera e parë për Xhemin prezantimi i këtij spektakli, pasi në 2006 ajo ka qenë bashkëprezantuese me Amarda Toskën dhe Agron Llakaj.

Më pas ajo ka qenë prezantuese në disa spektakle të tjera si “E diell”, “E dua vendin tim”, “Summer Fest”.

Xhemi tashmë është nënë e dy djemve, Martinit katërvjeçare dhe Gabrielit një muajsh. lajmi.net