Xhemajli, ‘pistë e nxehtë’ e Milanit

Blerim Xhemajli do të largohet nga Napoli gjatë verës dhe mesfushori shqiptar mund të përfundojë në Milan. Rossoneri do t’i largojnë tre mesfushorë, ndërsa përfaqësuesi zviceran është një ‘pistë e nxehtë’.

Sport

29/06/2014 12:46

E ardhmja e Blerim Xhemajlit mund të jetë e lidhur me Milanin. Rossoneri janë në kërkim të një mesfushori, pasi treshja Michael Essien, Antonio Nocerino dhe Valter Birsa, pritet të largohen nga San Siro gjatë verës.

Sipas të së përditshmes italiane, Tuttosport, Milani po e kërkon zëvendësuesin e Ricardo Montolivos, i cili u lëndua rëndë para Botërorit.

Dhe, Xhemajli mbetet pista më e nxehtë. Napoli i kërkon 4 milionë euro për futbollistin një shumë kjo që nuk do të ishte problem ta paguajë Milani, falë shitjes së lojtarëve që do ta bëjë këtë verë.