Xhemajli në Serie A

Blerim Xhemajli dëshiron të kthehet në Serie A.

Sport

29/11/2017 09:07

Blerim Xhemaili dëshiron të kthehet te Bologna, sipas drejtorit sportiv i klubit italian, Marco Di Vaio.

“Lojtari e ka bërë këtë kërkesë dy muaj më parë dhe jemi duke e vlerësuar situatën. Montreal e ndërroi trajnerit prandaj edhe vendimi ende nuk është marrë”, ka thënë Di Vaio për Mediaset.

Xhemaili, 31-vjeçar, u largua nga Serie A në maj, për të nisur një epokë të re në karrierën e tij në Kanada.