Xhemaili thotë se nuk do të festonte me shqiponjë po t’i shënonte Serbisë

Blerim Xhemaili ka folur për herë të parë për ndeshjen Zvicër – Serbi të zhvilluar në Kupën e Botës.

Sport

09/07/2018 20:01

Zvicra ka mposhtur 2:1 Serbinë në Kupën e Botës, me golat e shënuara nga shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri.

Në një intervistë për ‘Report TV’, Xhemaili ka folur për emocionet e botërorit.

Teksa ka folur për ndeshjen me Serbinë, ka thënë se po të shënonte nuk do të festonte me shqiponjë si Xhaka e Shaqiri.

Ai në fund ka shtuar se do të mbetet në Serie A edhe sezonin tjetër./Lajmi.net/