Xhavit Haliti mundohet ta fshehë goditjen ndaj Arben Gashit: Ju po rreni, kam rrëshqitur

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se nuk ka pasur asnjë përplasje me deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

Lajme

18/05/2018 18:07

Haliti në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se vetëm ka “rrëshqitur”.

Madje ka akuzuar mediat se po rrejnë.

“Kurgjo vallahin, asnjë përplasje s’kemi pas. Po rreni ju kapak. Jo vallahin veç kam rrshit. As s’kemi kurgjo, dje kemi debatu. Kom rrshit edhe e kom prek pak”, ka thënë Haliti për lajmi.net.

Mirëpo, ajo që shihet në video tregon qëllimin që Haliti kishte ta godiste Arben Gashin.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Haliti dhe Gashi patën një debat të ashpër mes vete.

Ata madje edhe ofenduan e shanë njëri-tjetrin. /Lajmi.net/

YouTube player