Xhavit Haliti kundër Kadri Veselit: Demarkacioni do të përfundojë në Arbitrazh

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se demarkacioni do të përfundon në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Lajme

09/09/2016 20:01

“Unë po besoj, meqë kjo çështje është shtyrë shumë, do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, megjithatë ende varet se sa do të mundim t’i bindim qytetarët. Në arbitrazh nuk do të ketë shumë ndryshime”, ka thënë ai për RTK-në.

Kurse, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi është shprehur i bindur se kjo çështje nuk do të shkojë në Arbitrazh, sepse do ta kalojnë në Kuvendin e Kosovës, pasi vija e kufirit është në rregull.

Të kujtojmë se ku qëndrim i Xhavit Halitit është në kundërshtim me atë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili shprehet i bindur se demarkacioni do të kalojë në Kuvend dhe nuk do të shkojë në arbitrazh. /Lajmi.net/