Xhavit Haliti dënon veprimin e Sheshelit ndaj delegacionit kroat

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se veprimi i kryetarit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, ndaj delegacionit kroat është i papranishëm.

Lajme

18/04/2018 17:18

Ai ka thënë se do të ishte mirë që Kuvendit i Kosovës të dënojë veprimin e Sheshelit, ndaj delegacionit të një shteti mik të Kosovës, siç është Kroacia.

Shesh hodhi poshtë flamurin kroat dhe mallkoi delegacionin e Kuvendit të Kroacisë, që po qëndronte në një vizitë në Serbi.

Pas këtij veprimi delegacioni kroat i udhëhequr nga Kryetarin e Kuvendit, Goran Jandrokoviq, i cili po qëndron në Serbi dhe po planifikonte një vizitë dy ditore në shtetin fqinj, e ka anuluar qëndrimin në shtetin serb./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Skandali i Sheshelit, delegacioni kroat ndërpret vizitën në Serbi