Xharra: VV është leniniste, duan ta marrin pushtetin me diktatura sovjetike – Lajmi.net
Xharra: VV është leniniste, duan ta marrin pushtetin me diktatura sovjetike
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 21:00, 11 August 2017
Gjatë ditës së sotme është publikuar një e-mail, që në vitin 2012, anëtari i kryesisë në “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ua kishte shpërndarë anëtarëve -me një fragment të shkëputur nga “Vepra të zgjedhura” të Vladimir Lenin mbi qëndrimin e partisë punëtore mbi fenë.

Ndaj kësaj ka reaguar anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra. Ajo vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje është leniniste dhe beson se vetëm me diktatura të llojit sovjetik duhet të merret pushteti. Xharra thotë se partia e Visar Ymerit së pari duhet t’i pranojë të drejtat elementare të njeriut, e pastaj të hyjë në garë për pushtet.

Gjeni pa ndërhyrje publikimin e Xharrës:

64% e popullatës së botës besojnë në Zot (sipas Gallup). Kisha katolike madje pretendon të jenë 83%.

Shumica e teorive thonë se besimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin shpirtëror të religjiozëve ngase nëpërmjet ritualeve e praktikave lidhen shpirtërisht me një fuqi mbinatyrore që u jep shpresë dhe i bën të lumtur.

Natyrisht se edhe religjionet kanë shkaktuar masakra dhe bartin përgjegjësi. Por edhe në shek 21 të besosh në Leninin siç bën LVV pra tua suspendosh të drejtën elementare njerzve në besim është e frikshme. Edhe pas gjithë atyre që bëri diktatura moniste ruse në mbarë botën.

LVV është leniniste dhe beson se vetëm me diktatura të llojit sovjetik duhet të merret pushteti. LVV duhet së pari t’i pranojnë të drejtat njerzore e universale e pastaj le të garoj për pushtet në një Republik të Re që është ngritur pikerisht mbi kto vlera!

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play World Soccer Champion
  • Play Zombie Big Trouble