Xharra: Lirimi i Sekiraqës i dha vulë kalbjes së sistemit të drejtësisë në krye me EULEX-in

Vazhdojnë reagime e ashpra pas lirimit të Enver Sekiraqës nga burgu dhe rikthimit të procesit gjyqësor në pikën zero.

Lajme

20/10/2017 10:28

Së fundi ka reaguar edhe Arbana Xharra, anëtare e PDK-së dhe ish gazetare. Ajo thotë se lirimi i Enver Sekiraqës është vula e kalbjes së sistemit tonë të drejtësisë në krye me EULEX-in.

“Kjo çka ka ndodh është dëshmi se ky sistem nuk ka shpëtim as me reformim. Është alarmante për Kosovën, në duar të çfarë “drejtësie” kemi mbet”, ka shkruar Xharra. /Lajmi.net/