Xharra: Albin, femrat nuk janë vetëm depo mobile gazi lotsjellës (Foto)

Arbana Xharra ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos-përfshirjen e grave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajme

29/08/2017 17:26

Përmes Facebookut, anëtarja e PDK’së ka thënë se Vetëvendosja ka bërë shkelje ‘eklatante’ të të drejtave të grave, të cilat përbëjnë një numër të madh të anëtarësisë së kësaj partie.

“Si ta kuptojmë ndryshe këtë dështim kaq eklatant të përmbysjes së zërit të gruas pikërisht në këtë parti? Pse asnjë kandidate? Ta kuptojmë si nënçmim, si respekt ndaj forcave ekstraislamiste që ua rritën votën dhe gratë i duan vetëm me ferexhe e jo si kryekomunare apo si çka?”, shkruan Xharra, teksa shton se votuesit do të përkujdesen që ta ndëshkojnë Vetëvendosjen për këtë veprim.

“Nëse ky popull ka vesh e sy të paturbulluar nga eklipsi ideologjik e demagogjik që ia keni bërë pëlhurë një ditë madje do t’iu ndëshkojë edhe për këtë shkelje të të drejtave të gruas, respektivisht për shpërdorimin e saj, sikur ajo të ishte vetë shportë për bombola gazi e për hiç ma shumë!”.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nominuar asnjë grua për kryetare në asnjë komunë të Kosovës, duke nxitur kështu reagime të shumta