Xharra: Ahmetit i kanë mbetur vetëm krahët e pulës

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, është tallur me Shpend Ahmetin dhe sloganin e tyre “Jepi krahë Prishtinës”.

Lajme

21/09/2017 18:31

Duke e quajtur Ahmetin aeronaut, Xharra ka thënë se ky slogan i shkon atij, sepse kurrë me këmbë në tokë nuk ka qenë dhe kurrë nuk u marrë me problemet e prishtinasve.

Ky është statusi i Xharrës:

“Jepi krahë Prishtinës” – qenka slogani i partisë Vetëvendosje në Prishtinë. He Shpend, he aeronaut. Gjetje adekuate, sepse kurrë s’ke qenë me këmbë në tokë dhe kurrë s’je marrë me problemet e prishtinasve. Të kanë mbetur vetëm do “krahë pule” dhe natyrisht, hipokrizia, se vetëm premtimet e vjetra i paske riformuluar dhe ripërsëritur!