Xhardan Shaqiri: Jam single (FOTO)

Xherdan Shaqiri, mesfushori shqiptar u kap nga paparacit në shoqërinë e një bukurosheje, e cila u raportua se ishte një modele italiane, ndërsa thuhej se ka lidhje intime me Shaqirin, e ky i fundit ka reaguar duke thënë se është single

ShowBiz

27/01/2015 16:36

Angelica, siç u emërua bukuroshja nga mediat italiane, duket në foto derisa i hidhet në prehër Shaqirit dhe e përqafon atë.

Megjithatë duket se këto veprime kanë qenë vetëm provokime të tyre ndaj paparacëve.

Kështu, kosovari me pasaportë zvicerane ka qenë i shpejti për të treguar se ai është i vetëm. Ai ka postuar një status në Facebook ku qartëson gjithçka me vetëm disa fjalë.

“Xherdani (Unë) është singël! Faleminderit! XS”, shkruhej në gjuhën angleze në postimin tij. Lajmi.net