Xhaminë ku shkonte sulmuesi i Londrës, e vizitonin edhe shqiptarët

Gazetari Muhamed Veliu, i ftuar në studion e Report TV për të komentuar sulmin në Londër, ka deklaruar se disa vite më parë kur jetonte në Britani, ka intervistuar në një xhami Abu Hamzain, personin që ka radikalizuar Abu Izzadeenin, autorin e sulmit të sotëm.

Bota

22/03/2017 21:25

“E kam intervistuar, pasi në atë xhami shkonin edhe të rinj shqiptarë. Xhamia më pas u mbyll, pasi u identifikua si vatër kur predikohej Islami radikal dhe u mbyll pasi predikimi bëhej me altoparlant”, ka thënë ai.

Autori i sulmit në Londër është Abu Izzadeen, një qytetar britanik 42 vjeç, lindur në 18 prill 1975 në Hackney, në një familje të krishterë në lindje të Londrës dhe me origjinë nga Xhamajka. Ai ishte zëdhënës i organizatës terroriste Al Ghurabaa, një matricë islamike e cila që nga viti 2006 bën pjesë në listën e organizatave të rrezikshme. Ai shquhej si një element radikal i cili propagandonte islamin, justifikonte terrorizimin si pjesë të mësimeve të Profetit Terroristi Abu Izzadeen, pjesë e organizatës terroriste Al Ghurabaa është dënuar dy herë.

Fillimisht u dënua për mbledhje të fondeve për terroristët dhe në muajt e fundit u lirua me kusht që të mos largohej nga vendi, por u largua në Hungari me pasaportë false. Është arrestuar në Hungari duke tentuar që të shkonte në Siri, ndërsa kur policia i kërkoi ID ai i dha Kuranin, ndërkohë që kishte pasaportë të falsifikuar, më pas u ekstradua në Britani dhe u dënua sërish.

Abu Izzadeen ka qenë një prej njerëzve që ka radikalizuar qindra të rinj në Londër, ka lidhje me botën ekstremiste. Shërbimet britanike kanë deklaruar se kanë qenë të shumta sulmet që janë parandaluar.