Xhamia e sheik Zayedit: Islami dhe bota nën një kulm (Foto)

Sheik Zayed bin Sultan Al Nahyan themeluesi dhe presidenti i parë i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërtuar një vend ku sot e tërë bota e admiron.

Bota

29/03/2017 23:01

Përpos shtetit, lideri i madh i Emirateve ka krijuar idenë e një besimi të pastër islam, i cili është një shembull i tolerancës, kundër çdo ekstremizmi dhe dhune, transmeton lajmi.net.

“Nëse njerëzit e kuptojnë islamin ashtu si është atëherë do arrijnë mrekulli”, kishë thënë Zayed.

Nga kjo ide ka lindur ideja e xhamisë së bardhë e hapur për gjithë botën e cila ndodhet në Abu Dhabi.

Zayed nuk kurseu paratë për të realizuar idenë e tij. Ftoi artistë të njohur botërorë dhe arkitekt, ndërsa materiali u soll nga e gjithë bota. Mermeri është sjell nga Maqedoina dhe mbulon 115.119 metra katror të fasadave dhe stolive, ndërsa në pjesë tjera të xhamisë janë përdorur materiale nga Italia, Britania e Madhe, Gjermania, Egjipti, Turqia, Maroku, Pakistani, Malajzia, Irani, Kina, India dhe Zelanda e Re.

Për fat të keq ai nuk jetoi për të parë këtë xhami e cila shkëlqen nën dritën e ndritshme të diellit në shkretëtirë. Ai vdiq tri vite para se të ishte zyrtarisht e hapur për të gjithë ata që duan të mësojnë për islamin dhe kulturën arabe.

Ndryshe nga shumica e tempujve të vendeve islame, në këtë objekt mund të hyjnë edhe njerëz të besimeve tjera madje edhe jo-besimtarët, sepse Sheik Zayed besonte se ky vend mund të luaj edhe rol tjetër përveç lutjeve, në të mund të bashkoheshin të gjithë njerëzit e botës.

Çdo detaj i kësaj ndërtesë mbresëlënëse mbart një mesazh të thellë. Mermeri i bardhë u zgjodh për të simbolizuar paqen mirëpo pa dekorim.

Në pishina janë të hedhura lule të cilat gjatë natës ndriçojnë me ngjyra të ndryshme.

Ndërtesa kryesore për lutje është e rrethuar nga një kolonadë prej, 1048 shtyllash prej të cilave janë të zbukuruara me mozaik mermeri.

Në këtë xhami sikurse edhe në të tjerat duhet të hysh këmbëzbathur, ndërsa për shumë vizitorë janë bërë rafte për këpucë. Në ecje zbathur mund të ndjesh qilim të but të cilat janë thurur nga 1 mijë gra iraniane.

Në sallën e parë përveç dekorimeve në muret e xhamit ju mund të vini re një ‘orë’ të pazakontë. Ajo tregon kohën e saktë të namazit në varësi të kohës së lindjes së diellit dhe perëndimit të tij.

Ndriçimi i llambadarit të madh është bërë nga kristale Swarovski.

Xhamia është aty për të na përkujtuar se sa i vogël është njeri nën kupën qiellore, të paaftë për t’i ditur të gjitha gjërat e Plotfuqishmit./Lajmi.net/

127228539258d563f68439c130285549_v4-big 77947489058d563f6e5a48670795047_v4-big 176172494958d563f757566458630326_v4-big 143115577258d563f7bc7c2999696456_v4-big 121263495858d56610336ea252790100_v4-big 124344985958d563f840a84459659527_v4-big