Xhaka: Zvicra kundër këtij ekipi në gjysmëfinalen e “Euro 2016”
Granit Xhaka ka thënë se Zvicra do të ndeshet me Gjermaninë në gjysmëfinalen e "Euro 2016".
Sport
“Sport Bild” i Gjermanisë e ka pyetur Granit Xhakën rreth shanseve të Kombëtares gjermane në Kampionatin Evropian.
Por, mesfushori kosovar i Zvicrës e ka shfrytëzuar këtë pyetje për ta treguar ambicien e ekipit helvetik në “Euro 2016”, dhe e cila është kualifikimi në gjysmëfinale.
“Gjermania ka fat të keq, pasi do të takohet me ne në gjysmëfinale”, ka thënë Xhaka në formë shakaje.
Zvicra garon në Grupin A me Shqipërinë, Francën e Rumaninë.