Xhaka thyen rekord, ia kalon edhe Shaqirit

Tansferimi i Granit Xhakës te Arsenali për 45 milionë euro, ka thyer rekord për mesfushorin me prejardhje nga Kosova.

Sport

25/05/2016 17:13

Ai është bërë lojtari më i shtrenjtë në Zvicër i të gjitha kohërave.

Madje, 23-vjeçari ia kaloi edhe Xherdan Shaqirit për transferimin e tij nga Interi në Stoke City, shkruan “Blick”, raporton “GazetaOlle.com”.

Shaqiri në Angli ishte transferuar për 21 milionë euro.