Xhaka: Do të relaksohem me ndeshjen Turqi – Kosovë dhe Shqipëri – Izrael

Ndeshjen Turqi – Kosovë do ta ndjekë edhe Granit Xhaka.

Sport

12/11/2016 17:15

Mesfushori që është grumbulluar me Zvicrën për ndeshjen kualifikuese me Ishujt Faroe, në Instagram ka njoftuar se ka kryer stërvitjet e fundit para kësaj ndeshje, dhe tani do të relaksohet duke shikuar fillimisht ndeshjen Turqi – Kosovë, dhe pastaj atë Shqipëri – Izrael.

“Edhe stërvitja e fundit për ndeshjen nesër kundër Faroe Islands mbaroj. Nesër në fushë vetëm për fitore.

Tani po relaksohem duke shikuar ndeshjet Turqi – Kosovë dhe më pas atë Shqipëri – Israel. Ishalla me fitore. Vëllai im i dashur, pres një Gol prej teje ?! ⚽️?★★★ ⚓#GX10 #SlayTheNextGiant #UnderArmour”, ka shkruar Xhaka.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.