Xhaka shënon super gol dhe feston me shqiponjë

Shqiptari i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka ka arritur të shënojë golin e dytë për skuadrën e Monchengladbach në ndeshjen ndaj Hannoverit.

Sport

18/10/2014 18:41

Granit Xhaka ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, Borussia Moenchengladbach, në fitoren ndaj Hannoverit me rezultat bindës prej 3-0.

Graniti arriti ta dërgojë topin në rrjetë në minutën e 49, falë një goditjeje mbresëlënëse nga gjuajtja e lirë nga një largësi mjaft e madhe.

Me këtë fitore, skuadra e Xhakës është në vendin e dytë të tabelës së Bundesligës me 16 pikë të grumbulluar nga tetë ndeshje. Bayerni është në vendin e parë me 20 pikë.

Golin e shënuar, Graniti e festoi duke bërë shenjën e shqiponjës me duart e tij, që është simbol i Kombit shqiptar. Një gjë e tillë shihet në sekondat e para të videos.

Video



Goal Xhaka – Hannover 0-2 Borussia M’gladbach… by Bundes_Liga