Xhaka – Shaqiri, ja çfarë po kërkon Serbia nga FIFA

Mediat serbe kërkojnë reagim nga FIFA pas festës me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Sport

23/06/2018 10:08

“Kurir” shkruan se FIFA duhet të reagojë menjëherë ndaj “provokimeve”, siç i quajnë ata.

“E papranueshme! FIFA duhet të reagojë urgjentisht për shkak të këtij provokimi”, shkruan Kurir.rs.

Madje “Kurir” shkruan se FIFA duhet të reagojë menjëherë ndaj “provokimeve”, siç i quajnë ata.

Telegraf.rs fitoren e cilëson si rezultat të shqiptarëve dhe të gjyqtarit të takimit.

Edhe B92 e ka cilësuar si provokim festën e shqiptarëve.

“Mezi priti – Xhaka provokoi me festimin me shqiponjë”, shkruan ky portal.