Xhaka reagon pas spekulimeve: Do të qëndrojë te Shqipëria

Taulant Xhaka ka reaguar pas spekulimeve se ai do të largohet nga Shqipëria për shkak të problemeve me trajnerin Gianni De Biasi.

Sport

26/06/2016 14:47

Taulant Xhaka e ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Kombëtarja Shqiptare.

Mesfushori i Baselit ishte në qendër të vëmendjes, pas pakënaqësive pas zëvendësimit ndaj Zvicrës dhe mos inkuadrimit kundër Rumanisë.

Madje, pas kthimit të Kombëtares në Tiranë, u raportua se Xhaka do të largohet nga Shqipëria për t’iu bashkuar Kosovës.

Gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me mesfushorin kuqezi për këtë çështje dhe ka marrë një reagim prej tij. “Nuk është e vërtetë që do të largohem nga Kombëtarja. Nuk e di se kush i trillon këto gjëra. Do të qëndroj me Shqipërinë”, ka deklaruar Xhaka.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.