Xhaka – Pirlo, deklarata e ditës

Përforcimi i ri i Arsenalit, Granit Xhaka është krahasuar me legjendën e Italisë, Andrea Pirlo.

Sport

26/05/2016 10:53

Ish mbrojtësi i Arsenalit, Johan Djourou e ka krahasuar përforcimin e ri Granit Xhaka me yllin e madh, Andrea Pirlo.

“Gunners” transferuan Xhakën nga Borussia Monchengladbach për 30 milionë funte.

Kurse, Djourou – tani futbollist i Hamburgut në Gjermani – e krahasoi Xhakën me mesfushorin e New York City.

“Granit është futbollist shumë i mirë me top”, deklaroi Djourou për “Mirror”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ai ka një të majtë magjike. Ai mund ta dërgojë topin kudo. Është futbollist që hyn në duele të forta, dhe në përgjithësi është futbollist shumë, shumë, shumë i mirë”, u shpreh ai.

“Është vështirë të përshkruhet saktë, por them se ka diqka nga Pirlo”, theksoi Djourou.