Xhaka përplaset keq me tifozët e Arsenalit: Mbylleni gojën

Arsenal u eliminua mbrëmë nga Manchester United në kuadër të FA Cup.

Sport

26/01/2019 15:42

Arsenal humbi në shtëpi 1 me 3 ndaj Manchester United, duke u eliminuar kështu nga FA Cup.

Tifozët e skuadrës londineze nuk e kanë pritur mirë eliminimin nga gara, duke u fjalosur kështu me Granit Xhakën, përcjell lajmi.net nga The Sun.

Lojtari me prejardhja nga Kosova është acarua me kritikat e tifozëve të Arsenalit, duke u thënë “Mbylleni gojën”.

Mesfushori nuk po kalon nëpër një formë të mirë te skuadra londineze, andaj ky debat me fansat me gjasë do t’i sjell edhe më shumë probleme. /Lajmi.net/