Xhaka patriot, me veturë kuqezi

Granit Xhaka e përfaqëson një vend tjetër në futboll, por zemra e tij rrah kuq e zi. Këtë e ka demonstruar edhe një herë futbollisti kosovar përmes veturës së tij, të cilën e ka ngjyrosur me ngjyrat kombëtare.

Sport

31/07/2014 21:48

Granit Xhakën mund ta thërrasin disa edhe tradhtar, por realiteti është krejt ndryshe. Edhe pse e përfaqëson përfaqësuesen zvicerane, kjo nuk nënkupton se futbollisti i Borussia Monchengladbachut nuk ndihet shqiptar.

Shqiptar i fortë bile. Këtë e ka demonstruar disa herë futbollisti prishtinas, ndërsa ia vuri kapakun së fundmi, me veturën e tij të tipit BMW, të cilën e ka ngjyrosur me ngjyrat kuqezi.

Gjithashtu, regjistrimin e ka mjaft të veçantë, duke i vendosur inicialet e emrit dhe mbiemrit, si dhe numrin që e mban në fanellë, GX34.