Xhaka në Serie A?

Atletico Madrid nuk është klubi i vetëm i madh i interesuar për transferimin e mesfushorit të Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka. Ylli kosovar kërkohet edhe nga Milan në Serie A.

Sport

14/04/2015 15:40

E ardhmja e Granit Xhakës vazhdon të jetë temë e nxehtë.

Edhe pse ka vazhduar kontratën me Borussia Monchengladbach, ylli kosovar është shndërruar në objektiv të disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Së fundmi kanë qarkulluar njoftime se Atletico Madrid ka shprehur interesim për transferimin e tij, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mirëpo, portali “Calciomercato.com” raporton se edhe Milan nuk e ka harruar atë dhe do të bëjë përpjekje të reja për blerjen e tij gjatë afatit kalimtar të verës.