Xhaka në Serie A?

Taulant Xhaka mund të transferohet në Serie A. Mesfushori i Baselit kërkohet nga Fiorentina.

Sport

16/06/2015 11:48

Paulo Sousa pritet të largohet nga Basel për të marrë drejtimin e Fiorentinës.

Trajneri pritet që me vete në Firencë të sjellë edhe një futbollist të mesfushorit kosovar Taulant Xhaka, raportojnë mediat italiane.

24-vjeçari ka një moshë të re që jep garanci për të ardhmen e skuadrës toskane.

Fiorentina e mbylli kampionatin në vendin e katërt duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League.