Xhaka në Fulham

Taulant Xhaka do ta vazhdojë karrierën në Premierligë te skuadra e Fulhamit. Mbrojtësi i Baselit ka arritur marrëveshje për transferim në klubin anglez.

Sport

09/08/2014 11:57

Mbrojtësi i Baselit, Taulant Xhaka do të largohet nga Zvicra për të vazhduar karrierën në Premierligë.

23-vjeçari ka edhe dy vjet në kontratën e tij me gjigantin zviceran, mirëpo njoftimet e fundit thonë se ai ka arritur marrëveshje për transferim në Fulham.

Së fundmi raportohej se klubi anglez është i interesuar për të dy vëllezërit Xhaka, Taulentin dhe mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Granitin.

Mirëpo, mediat britanike kanë njoftuar se Fulham ka pasur sukses në angazhimin e vetëm njërit prej tyre, Taulantit.