Xhaka mungon ndaj Real Madridit

Taulant Xhaka do të jetë mungesa e Baselit për ndeshjen ndaj Real Madridit, duke gëzuar kështu skuadrën e Los Blancos, pasi Taulanti është njëri ndër lojtarët kryesor të skuadrës zvicerane.

Sport

25/11/2014 21:01

Trajneri i Baselit ka thënë se rikuperimi i Taulant Xhakës është duke shkuar mirë, mirëpo ai ende nuk është i gatshëm për lojë.

Në sulmin e skuadrës zvicerane për ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit, pritet të jetë nga minuta e parë, lojtari i Kombëtares sonë, Shkëlzen Gashi.

Trajneri i Baselit është shprehur optimist për ndeshjen ndaj Realit, duke thënë se skuadra e tij në secilën përballje futet për ta fituar atë, edhe pse Los Blancos janë një skuadër shumë e fortë.

Përndryshe, Reali e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, dhe ky takim për Los Blancos do të luhet vetëm për ti përmirësuar statistikat e tyre.