Xhaka: Messi apo Ronaldo, ja kush është më i mirë

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka ka thënë se ylli i Realit, Cristiano Ronaldo është lojtar më i kompletuar se Lionel Messi.

Sport

23/05/2015 19:06

Granit Xhaka ka thënë se Ronaldo dhe Messi janë lojtarë shumë të mirë, por portugezi është më i kompletuar se argjentinasi.

“Po, Ronaldo ëshë lojtar më i nxehtë. Messi është lojtar i klasit botëror, por mendoj se Ronaldo është ende më i kompletuar”, tha Xhaka për express.de, përcjell GazetaOlle.com.

Pikërisht me njërin prej tyre mund të takohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.