Xhaka me deklaratë të papritur për Sanchez

"Sanchez është shembull për ne".

Sport

18/01/2018 18:06

Granit Xhaka ka dhënë fjalë të mëdha për Alexis Sanchez.

Kosovari e mbrojti kilianin në momentin kur ky i fundit po kritikohet nga të gjithë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Alexis është lojtar i rëndësishëm për ne, ka klasë dhe këtë e tregon çdo javë. Do të jem i lumtur nëse qëndron”, deklaroi Xhaka.

“Shkon apo qëndron? Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Në stërvitje, ai gjithmonë është shembull për shumë njerëz sepse gjithmonë dëshiron të fitojë pavarësisht se çfarë jemi duke bërë, ndeshje e madhe apo ndeshje e vogël”, shtoi ai.

Sanchez është pranë kalimit te Manchester United. /Lajmi.net/