Xhaka me dedikim special pas fitores në FA Cup (FOTO)

Granit Xhaka është shprehur shumë i lumtur për suksesin me Arsenalin.

Sport

27/05/2017 21:27

Arsenali fitoi FA Cup, duke e mposhtur në finale Chelsean me rezultat 2:1.

Triumfin në FA Cup, e ka cilësuar si një emocion jashtëzakonisht të madh Xhaka.

“Një emocion jashtëzakonisht i madh që ngritëm kupën e famshme angleze, dhe këtë e bëjmë për të 13-tën herë”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

“Një mbyllje spektakolare e sezonit. E gjithë kjo i dedikohet atyre tifozëve që na kanë dedikuar besimin dhe shpirtin e tyre”.

“Ju jeni më të mirët dhe ne premtojmë paraqitje më të mirë sezonin e ardhshëm”, ka përfunduar mesfushori./Lajmi.net/