Xhaka kërcënon Serbinë

Taulant Xhaka ka kërcënuar skuadrën e Serbisë, duke thënë se shiptarët do ti tregojnë sesi luftohet dhe si luhet futbolli.

Sport

08/10/2014 17:03

Ndeshja e madhe ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë po afrohet, ndërsa tensionet para ndeshjes janë rritur mjaft shumë, duke parë ngacmimet mediale ndërmjet dy palëve.

Futbollisti i kombtares, Taulant Xhaka, është shprehur i bindur në fitoren ndaj Serbisë. 

“Ne kemi fituar një besim të madh pas fitores së madhe kundër Portugalisë, dhe tani jemi të bindur se mund të fitojmë secilin shtet në botë. Futbolli është sport interesant, pasi ka shumë raste ku skuadrat e vogla triumfojnë ndaj skuadrave të mëdha”.

“Ne jemi duke punuar shumë dhe do të japim maksimumin për të arritur rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme”.

“Ndeshja ndaj Danimarkës është shumë e rëndësishme për ne, pasi me fitore eventuale ne do të arrinim në kuotën e gjashtë pikëve dhe do të shkonim me vetbesim të madh për ndeshjen ndaj Serbisë”.

“Ne do ti tregojmë Serbisë sesi luftohet dhe si luhet futbollit. Në atë ditë do ti tregojmë se kush jemi”, tha Taulant Xhaka.