Xhaka: Kam biseduar me Interin dhe Napolin

Granit Xhaka ka zbuluar se gjatë kësaj vere, ka pasur kontakte me skuadrat italiane si Interit dhe Napoli.

Sport

04/09/2014 18:40

Lojtari i Borussia Monchengladbach ka zbuluar në një intervistë për media, se ka pasur kontakte me Interin dhe Napolit gjatë verës, mirëpo nuk ka vendosur të largohet nga skuadra e tij aktuale.

“Unë kam pasur bisedime me Interin dhe Napolin gjatë verës”.

“Sidoqoftë, synimi im ishte që të qëndroj me Borussia Monchengladbach. Unë kam kontratë me këtë skuadër deri në vitin 2016”, raportohet të ketë thënë Granit Xhaka.

Lojtari pritet të startojë me kombëtaren e Zvicrës e cila ndeshet me Anglinë gjatë ditës së hënë.