Xhaka ka një mesazh për Sanchezin

Granit Xhaka shpreson që Alexis Sanchez të mbetet te Arsenal.

Sport

15/06/2017 20:26

Mesfushori me prejardhje nga Prishtina, në një intervistë për të përditshme gjermane ‘Bild’, ka deklaruar se kiliani është shumë i rëndësishëm për skuadrën nga Londra.

25 vjeçari ka kërkuar që Sanchez të mbetet në ‘Emirates Stadium’.

Për Sanchezin që përmbylli një sezon të jashtëzakonshëm në Premierligë, po interesohen Bayern Munich dhe Manchester City.

“Unë shpresoj se Sanchez do të mbetet, ka cilësi të pabesueshme. Ai ka shënuar shumë gola të rëndësishme për ne”, ka deklaruar Xhaka./Lajmi.net/