Xhaka ka një kërkesë për Arsenalin pas turpërimit nga Bayern Munich

Granit Xhaka kërkon kujdes të madh nga Arsenal.

Sport

11/03/2017 08:50

Granit Xhaka ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të Arsenalit se duhet të kenë kujdes në duelin ndaj Lincoln City në çerekfinalen e FA Cup, nëse dëshirojnë t’i shmangen eliminimit të papritur.

“Gunners” ndeshen me Lincoln City pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 10:2 nga Bayern Munich në eliminimin nga Liga e Kampionëve.

“Kishte shumë befasi gjatë garës, e kemi parë në FA Cup”, deklaroi Xhaka për “Matchday Programme”, përcjell “lajmi.net”.

“Ju duhet ta jepni maksimumin kundër çdo kundërshtari, pa marrë parasysh a janë nga liga e dytë, e katërt ose e pestë. Në futboll, gjërat ndodhin shpejtë. Kundër skuadrave më të vogla, nëse ata shënojnë një gol di të jetë e vështirë t’u shënoni. Kupa gjithmonë sjell befasi andaj duhet të kemi kujdes”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6