Xhaka ka mundur të transferohej te skuadra tjetër angleze

Granit Xhaka ka biseduar me skuadrën e Liverpoolit në nëntor të vitit të kaluar, njofton eksperti i futbollit gjerman, Lee Price.

Sport

25/05/2016 23:00

Sipas ekspertit të futbollit gjerman, Lee Price, Granit Xhaka ka mundur të transferohej te rivali i Arsenalit, Liverpool, raporton Daily Star.

“Liverpooli kishte biseduar me Xhakën në nëntor, pak javë pas emërimit të Klopp”, njoftoi Price.

“Kapiteni i Monchengladbachut u kishte thënë “Të Kuqve” se do të ishte i interesuar për një kalim te ta në fund të sezonit, para Evropianit”, shtoi eksperti gjerman.

Por, mesfushori shqiptar sot u zyrtarizua si futbollist i Arsenalit,  klub me të cilin ka nënshkruar deri në vitin 2021.