Xhaka: Ja pse jam larguar në pjesën e parë

Granit Xhaka më në fund e ka treguar arsyen pse është larguar në pjesën e parë në takimin e djeshëm që Monchengladbach e zhvilloi kundër Augsburgut.

Sport

24/05/2015 12:54

Xhaka kishte një karton të verdhë, dhe kjo ka qenë arsyeja që ai është larguar nga loja në pjesën e parë, pasi në pjesën e dytë do të rrezikonte edhe kartonin e dytë të verdhë.

“Ne sigurisht se jemi të zhgënjyer që nuk e fituam ndeshjen. Ne dëshiruam të fitonim, por fatkeqësisht nuk ishim në gjendje”, u shpreh Graniti për bundesliga.com.

“Unë u largova nga loja në pjesën e parë sepse do të përjashtohesha në faullin e radhës. Përkundër kësaj, ne duhet të jemi krenar me atë që kemi arritur. Ishte një stinor i jashtëzakonshëm”, shtoi tutje Graniti.