Xhaka ia bën vetes dhuratë një veturë super-luksoze (FOTO)

Taulant Xhaka i ka nisur pushimet.

Sport

27/05/2017 22:47

Mesfushori shqiptar që ka fituar titullin e ligës dhe Kupën e Zvicrës me Baselin, i ka nisur pushimet.

E për këto pushime pas këtij suksesi të dyfishtë, Xhaka ka shpërblyer veten me një veturë luksoze, Lambo.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Lambooo, Lambooo midis katunit”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Pushimet për Xhakën do të jenë më të gjata, pasi ai nuk pritet të ftohet në Kombëtaren Shqiptare për ndeshjet e qershorit, pas zënkave me trajnerin Gianni de Biasi./Lajmi.net/