Xhaka flet për Kosovën dhe vendimin për të qëndruar te Shqipëria

Taulant Xhaka ka folur edhe një herë për ecurinë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Sport

04/02/2019 09:14

Taulant Xhaka në një intervistë për gazetën zvicerane, ‘Blick’, tha se ai nuk është penduar për zgjedhjen e tij që të qëndroj te Shqipëria, por që është i lumtur për Kosovën.

Sipas mesfushorit shqiptar, ta shikosh Kosovën të zhvillohet si Përfaqësuese është një ndjenjë e mirë.

“Jo, unë nuk jam penduar për zgjedhjen e bërë. Por është kënaqësi të shohësh Kosovën”, tha fillimisht Xhaka, përcjell lajmi.net.

“Momentalisht është në ritëm të mirë, euforia është e madhe dhe skuadra ka shumë talente”, ka vazhduar më tej ai. /Lajmi.net/