Xhaka: E dëgjova babanë dhe shënova ndaj Izraelit

Heroi i Kombëtares kuqezi, Taulant Xhaka ka folur pas ndeshjes ndaj Izraelit, duke u shprehur i kënaqur me fitoren që arriti skuadra.

Sport

07/09/2018 23:54

Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se nuk ka probleme me Pannucin.

“Babai më tha të gjuaj pasi do të shënoj dhe ashtu bëra në të vërtetë dhe shënova. Jam i kënaqur pasi është goli im i parë në Kombëtare dhe kemi luajtur shumë mirë duke marrë fitore të rëndësishme”, është shprehur Xhaka.

“Polemikat me Pannucin? Nuk kam probleme me të pasi më ka dhënë besim dhe unë arrita të shënoja këtë gol të rëndësishëm. Besoj se ndeshja ka qenë shumë i mirë dhe luajtëm futboll të vërtetë. Ndaj Skocisë do të jetë një lojë ndryshe”, ka shtuar Xhaka.