Xhaka – Arsenal, 48 orë larg zyrtarizimit

Granit Xhaka do të zyrtarizohet si futbollist i ri i Arsenalit në 48 orët e ardhshme.

Merkato

24/05/2016 10:37

Granit Xhaka është futbollist i ri i Arsenalit, lajmi do të zyrtarizohet në 48 orët e ardhshme.

Mediat angleze raportojnë se klubi londinez do ta konfirmojë transferimin e mesfushorit nga Borussia Monchengladbach të mërkurën, përcjell “Lajmi.net”.

Arsenal do të paguajë rreth 39 milionë euro për blerjen e Xhakës.

Ai do të bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori të Arsenalit.