Xhaferi: Vokrri do të ketë vendin e merituar në historinë e Kosovës dhe Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Lajme

09/06/2018 16:14

Ai ka thënë Vokrri ngriti në nivelin më të lartë futbollin.

Xhaferi ka thënë se Vokrri ishte karizmatik

Postimi i tij i plotë:

Sot me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të një njeriu të shtrenjtë, njeriut që ngriti në nivelet më të larta sportin (Fudbollin), njëkohësisht i palodhshëm për çështjen kombëtare.

Karizmatik pafund ishte padyshim, Fadil Vokrri.

Më lejoni që në këto momente plot dhimbje, ti shpreh në emrin tim personal dhe në emër të familjes sime, ngushëllimet më të sinqerta familjes Vokrri dhe miqve të tij,

ngushëllime gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ndajmë dhimbjen me ju, durim në këto çaste të vështira.

I paharruar do të mbetet kujtimi për te.

Fadil Vokrri do e ketë përgjithmonë vendin e merituar në historinë e Kosovës dhe të gjithë Shqipëtarëve.

Lavdi jetës e veprës së tij!

U prehtë në paqe!

I juaji, Talat Xhaferi.