Xhaferi: Raporti pozitiv i Komisionit Evropian, meritë e qytetarëve

Kreu i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka pranuar sot Raportin e Progresit nga eurokomisionari, Johannes Hahn.

Lajme

18/04/2018 23:55

Xhaferi u shpreh se vlerësimi pozitiv i Komisionit Evropian është rezultat i mbështetjes së qytetarëve ndaj përpjekjeve të subjekteve politike.

“E pranova raportin e progresit nga KE. Siç e dini raporti është pozitiv pa kushte, me propozim për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është arritje e qytetarëve të Maqedonisë të cilat pa rezervë mbështeten përpjeket e subjekteve politike. Ky është fillim i mbarë në kthim të agjendës evropiane”, ka deklaruar ai, shkruan Alsat M.

Xhaferi theksoi se në Samitin e BE-së beson se Maqedonia do të marrë edhe datën e shumë pritur për hapjen e bisedime për anëtarësimin në BE.