Xhafaj pas dorëheqjes: Hoqëm Shqipërinë nga harta e trafikut të marihuanës

Ministri i dorëhequr, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim përshëndetës me drejtues të lartë të policisë, të cilët i ka falenderuar për punën e bërë gjatë periudhës që ai ka qenë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Lajme

05/11/2018 19:05

Gjatë fjalës së tij, ai ka renditur një sërë suksesesh të shënuara nga policia e shtetit gjatë drejtimit të tij.

“Lufta kundër kultivimit e trafikimit të kanabisit – ishte një ndër prioritetet tona kryesore dhe ndër të parat premtime publike që ne e kemi përmbushur plotësisht. Menaxhimi më i mirë kufijve, me objektiv kryesor frenimin e fenomenit të azil kërkimit dhe migracionit ilegal ishte një tjetër prioritet i rëndësishëm dhe i konsideruar i suksesshëm për ne në këtë vit të parë të këtij mandati. Lufta kundër krimit të organizuar përmes operacionit “Forca e Ligjit” padyshim që ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë kyç”, u shpreh ai.