Xhafaj nis detyrën, pret ish-drejtorin e FBI-së

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, në ditën e parë të punës zhvilloi një takim në zyrën e tij me Louis Freeh, ish-drejtor i FBI-së dhe një nga ekspertët më të njohur ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të drejtësisë.

Lajme

25/03/2017 15:42

Zoti Freeh uroi ministrin Xhafaj për emërimin në detyrë, si dhe ofroi mbështetjen maksimale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe FBI-së për forcimin e luftës kundër krimit dhe paligjshmërisë në vend.

Xhafaj dhe Freeh diskutuan gjerësisht për forcimin e ekspertizës së agjencive ligjzbatuese amerikane ndaj strukturave të MPB-së dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në vend.